Kosnett: Krenar me përfshirjen e kompanive amerikane në ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shprehur përkrahjen e tij për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

“I lumtur që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur një ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re- krenar të shoh që një kompani lidere amerikane është e përfshirë. Kjo shenjon një hap kyç për një projekt që ne besojmë se është jetësor për sigurinë afatgjate më energjo për Kosovën. Urime të gjithëve” ka shkruar ambasadori.

Kujtojmë se ky projekt është paraparë të ketë vlerën mbi 1 miliard euro, financimi pritet të bëhet në bashkëpunim me kompaninë me bazë në Londër, ContourGlobal dhe një konzorciumi të një prej filialeve të General Electric me bazë në SHBA për të ndërtuar dhe pajisur një termocentral me qymyr me fuqi prej 500 MegaWat në Kosovë.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

“Pleased to learn the Government of Kosovo selected a preferred bidder for construction of Kosovo e Re—proud to see a leading U.S. company involved. This marks a crucial step forward for a project we believe is vital to Kosovo’s long-term energy security. Congratulations to all”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme