Kosnett kujton dy pilotët e NATO-s që ranë në Kosovë

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar dy pilotët e ushtrisë amerikane David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët kanë vdekur më 5 maj të vitit 1999.

Helikopteri i pilotëve Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forcave Aleate,transmeton Klankosova.tv.

“Këtë fundjavë ,ne kujtojmë pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert të cilët vdiqën në 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forca Aleate. Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre të Prizrenit për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të ngjashme