Ambasador i amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se suksesi i Kosovës vjen kur udhëheqin gratë, njofton Klan Kosova.
Kosnett përmes një postimi në rrjetin social Twitter, theksoi se muajin e kaluar ka ndarë tregime të grave të cilat janë në pozita udhëheqëse në Kosovë.
“Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni #WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë!”, ka shkruar diplomati amerikan në Twitter.