Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se edhe pas dy dekadave, familjarëve të të zhdukurve u mungon përgjigja për të dashurit e tyre dhe se kjo çështje nuk duhet të jetë peng i politikës.
Në rrjetin social twitter, Ambasadori Kosnett, pati edhe një apel për liderët politikë të rajonit, njofton Klan Kosova.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ne e vlerësojmë përparimin e fundit në nivel të punës. Por, pas më shumë se dy dekadave, familjarëve ende u mungon përgjigja për më të dashurit e tyre. Për të gjithë liderët politikë të rajonit: fati i personave të zhdukur nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkruan ai
On this National Day of Missing Persons, we commend recent working-level progress. But, after over two decades, families still lack answers and closure about their loved ones. To all the region’s political leaders: the fate of the missing should not be hostage to politics.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 27, 2021