Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.
Kosnett ka shkruar se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.
“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett.
Kosova luan me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia.