Kosnett përkujton Mikullovcin: Arti dhe humori i tij ka ngritur lartë moralin e Kosovës

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar aktorin kosovar Adem Mikullovci i cili vdiq dje.

Kosnett ka shkruar në Twitter se i bashkohen të gjithë Kosovës në përkujtimin e jetës së aktorit Adem Mikullovci, duke thënë se kontributet e tij për kulturën dhe pavarësinë e Kosovës do të lë një një trashëgimi që do të zgjasë.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritu lartë moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën e Kosovës, pavarësinë dhe karakterin do të lë një trashëgimi që do të zgjasë”, ka shkruar Kosnett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme