Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas dëmtimit të gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.
Kosnett përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ka pyetur se si po reagon Kosova ndaj dëmtimeve të këtyre varrezave.
“Në Liritë Fetare Ndërkombëtare rreth 1 mijë liderë duke përfshirë edhe ata nga Kosova takohen në Washington për të diskutuar për lirinë fetare. Si po përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Shprehja e sigurt fetare, kërkon respektimin e komuniteteve dhe veprimin e shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett.