Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të fshehta të frikësimit ndaj votuesve në Republikën e Kosovës.
“Jam i shqetësuar për zërat se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të frikësimit dhe të fshehta për të reduktuar konkurencën apo për t’ua larguar të drejtën e votës”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.
“Popull i Kosovës: nëse dikush kërkon të ua minojë demokracië, ngriteni zërin”.