Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka thënë se është zhgënjyese mos prania e të pandehurve në seancën e fundit gjyqësore të rastit “Toka”.
Ai ka thënë se është zhgënjyese që perfomanca e dobët e gjykatës bëri që të pandehurit të cilët janë nën përkujdesjen e shtetit, të mos jenë të pranishëm në seancën dëgjimore të rastit Toka.
“Zhgënjyese që performanca e dobët e gjykatës bëri që të pandehurit nën përkujdesjen e shtetit të mos jenë të pranishëm në seancën dëgjimore të rastit “Toka”. Respektimi i rendit dhe ligjit, është respektimi i procedurave”, ka shkruar Kosnett në Twitter.