Ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ka vizituar panairin universitar “Education USA”. Kosnett e ka quajtur si një mundësi të mirë aplikimin për të studiuar në universitetet e Amerikës, sipas tij, kjo tregon lidhje të fortë ndërmjet Amerikës dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Është kënaqësi e madhe që jam në panairin e edukimit ku kemi gjithë ata përfaqësues të universiteteve të ndryshme amerikane. Është një mundësi shumë ë mirë të studioni dhe të transferoni studimet, është ngazëlluese që i kemi më shumë se 1000 studentë dhe pritet që të bashkohen mbi 1 milion studentë të huaj dhe kjo tregon për lidhjen e fortë të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, tha Kosnett.
Pjesëmarrësja në panair, Vlera Potera, tha se është një mundësi e mirë që studentët të jenë pjesë e universiteteve në Amerikë.
“Organizimi është bërë nga qendra për këshillim dhe ofron mundësi të mira studentëve për të studiuar në Amerikë me tregu për programet që i kanë. Ka pas shumë vizitor dhe shumë te interesuar. Ky panair zgjatë vetëm sot”, tha Potera, raporton EO.
Si mundësi të mirë këtë panair, e sheh edhe Bujar Mehmeti. Ai tha se ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve.
“Panairi i edukimit është organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim,. Qëllimi është që të rinjtë nga Kosova të kenë mundësi të studiojnë në Amerikë dhe angazhimi ka qenë i madh dhe pjesëmarrja ka qenë ende pa filluar mirë kanë filluar me ardhë persona”, tha Mehmeti.
Panairi ka zgjatur deri në orën 16:30.