Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore me të cilat ballafaqohemi.
Ai gjithashtu ka shtuar Dita e Tokës është mundësi e mirë për të festuar për progresin që është arritur në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit.
Kosnett i ka pyetur qytetarët nëpërmjet Facebook-ut se cilat janë planet e tyre për këtë ditë.
“Gëzuar Ditën e Tokës! Kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për të festuar për progresin që kemi bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit”.
“Çfarë do të bëni ju për Ditën e Tokës? Tregoni planet tuaja nëpërmjet komenteve, fotografive dhe videove të shkurtra”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ambasadës amerikane në Facebook.