Kosova 3×3 do të garojë në FIBA Europe Cup

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kosova 3×3 do të paraqitet sërish në garat ndërkombëtare në të dyja konkurrencat.

Lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovën 3×3 do të marrin pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që do të mbahet në Limassol të Qipros më 4 dhe 5 Qershor 2022.

Në këtë turne te meshkujt do të marrin pjesë: Qipro, Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta, e më pas do të hidhet shorti final.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave do të garojnë Qipro, Andorra, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta. Po ashtu do të hidhet shorti se në cilin grup do të jenë Dardanet. Kjo është hera e dytë që Kosova 3×3 do të garojë në konkurrencën e femrave.

Kombëtaret kampione në kualifikime marrin pjesë në FIBA EUROPE CUP.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se turneu selektiv se kush do të garojë për Kosovën do të zhvillohet nga 30 Prilli deri më 1 Maj 2022, shkruan FBK.

FBK gjithashtu ju njofton se nga ky edicion do të fillojë edhe Liga në 3×3, garë që do të pranohet edhe nga FIBA, kurse detajet rreth pjesëmarrjes dhe zhvillimit të kësaj lige do të jepen më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme