Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin e Beach Volley kundër Rumanisë

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra/Culda Bianca, të cilat i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat. Kjo është bërë e ditur  me anë të një njoftimi për medie nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që luhet sot me fillim nga ora 17:00.

Të ngjashme