Kosova âsht Republikë Parlamentare – Nëse nuk i zbaton ligjet e veta, Serbia nuk âsht fajtore!

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 15:27 | Nga Halil Matoshi

Mos lejoni të manipuloheni!

Ratifikimi i Marreveshjes së Parë (2013) për Asociacionin âsht valid dhe nuk kërkohet ratifikimi nga Serbia! Pse?

Në sistemin e vet konstitucional, Kosova ratifikon të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bâjnë me entitete të hueja, në Kuvend, me 80 vota plus, pra edhe me banka si BERZH apo me agjenci shtetnore si USAID apo TIKA dhe ato pas ratifikmit bâhen pjesë e ligjit te brendshëm kosovar, sëkëndejmi detyrim kombëtar.

Kastile, Marrëveshjet që afektojnë interesat e serbëve kosovarë ratifikohen me votën e dyfisht, pra edhe me shumicën e pakicës.

Nese pala tjetër nuk e ratifikon (Serbia në kete rast, Marrëveshjën e parë (2013) se nuk e njeh entitetin në terma de iure, dhe ky entitet nuk âsht anëtar në OKB) Kosova ose vazhdon zbatimin njianshëm (as Pakon Ahtisaari nuk e ka ratifiku Serbia, por Kosova âsht shtet i pavarun në bazë te saj dhe Kushtetuta i buron nga ama Pako), ose e abrogon (e kthen në zero) me të njâjten procedurë: Me 80 plus vota te shumicës dhe 2/3 e pakicës, pra me votën e kualufikueme.

Ashiqare që Asociacioni nuk mundet me u anulu pa serbët!

Në këtë rast, mbetët në fuqi e shteti dëshmohet joserioz (failed state) duke mos i zbatu ligjet e veta!

Së këndejmi nuk kanë nënshkru Marrëveshje të keqe Hashimi e Isa (paçka se edhe Asociacioni buron nga Pako dhe në thelb të gjitha marrëveshjet Kosova i ka “shkru” dhe miratu bashk me ShBAnë, prej Rambouillet, Vjenës, Kushtetutës, Ligjt për Gjkatën Kushtetuese, GjNDsë, Asociacionit… Të gjitha.

Fundja Kuvendi e ka pasë në dorë dhe Marrëveshjën për Asociacionin (ka mujtë mos me e ratifiku), porse e ka votu më 84 vota për sëbashku me shumicën e pakicës.

Leni pallavrat!

P. S.
Shihni gra e burra çfarë manipulimi i âsht bâ publikut kosovar nga disa eksponentë të pushtetit!
Sistemi juridik i Kosovës âsht pak i komplikuem për vulgus-in, por në shtet duhet të këtë dikush që e kupton dhe e zbërthen.

Kosova âsht Republikë Parlamentare.

Nëse Kosova nuk i zbaton ligjet e veta, Serbia nuk âsht fajtore!

Laudatio për Marti Ahtisaari-n!

Të ngjashme