Kosova barazon me Greqinë, Muriqi shënon në minutat shtesë

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Greqisë, në ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022, që u zhvillua sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vedat Muriqi shënoi me kokë për 1:1 për Kosovën në minutën e 92-të, pas një asisti nga Florent Hadergjonaj.

Kosova ishte në disavantazh që nga fundi i pjesës së parë.

Të ngjashme