“Prishtina ka zbuluar planet që më 14 dhjetor të fuqizojë vendimin për transformimin e forcave të armatosura”, thuhet në njoftimin e MPJ-së ruse, transmeton lajmi.net.
“Një hap i tillë do të jetë shkelje direkt dhe e qartë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, që është i vetmi dokument ligjor ndërkombëtar në lidhje me zgjidhje të çështjes së Kosovës”, thuhet në vazhdim të saj. “Rezoluta parasheh angazhimin e vetëm trupave ndërkombëtare multietnike në regjion. Vendimet e Qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë mund të sjellin pasoja serioze jo vetëm në vendbanimet me serbë por edhe në gjithë Ballkanin”.
“Sponsorët e Prishtinës – BE dhe SHBA – duhet të ushtrojnë presion më të madh ndaj Kosovës për vendimet e tyre provokuese dhe të mos lejojnë ashpërsimin e tensioneve”, përfundon njoftimi nga MPJ e Rusisë.