Kontingjenti i automjeteve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dedikuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbërritur në Kosovë, sikur shihet në një video të siguruara nga Ekonomia Online.
FSK ka mirëpritur këtë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një kohë ku pretendohej se raportet në mes Kosovës dhe SHBA-ve janë në pikë kritike.
Në video-incizim shihet si automjetet mbërrijnë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se arritja e këtij kontingjenti ka të bëjë me një kontratë që Kosova e nënshkruar me SHBA-në vitin e kaluar.
Ai shtoi se blerja e automjeteve të blinduara është bërë me buxhetin e Kosovës. Megjithatë tha se numri dhe kostoja e automjeteve tash për tash është informacion i klasifikuar, por shtoi se për këtë gjë mund të flitet në të ardhmen. Ai tha se mund të priten edhe kontrata të tjera me SHBA-në