Për dy muaj, Kosova ka importuar rreth 250 arkivole nga shtetet fqinje. Për t’i blerë gjithë këto arkivole, kosovarët kanë shpenzuar rreth 10 mijë euro, raporton Express.
Bazuar në të dhënat lidhur me importin e arkivoleve që ka siguruar nga Dogana e Kosovës, del se rreth 140 prej këtyre arkivoleve janë importuar nga Serbia. Vlera e tyre sillet rreth 4 mijë euro.
Importi i fundit i arkivoleve nga ky shtet është bërë më 17 prill, kur kanë hyrë 83 arkivole.
Përveç nga Serbia, arkivole janë importuar edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Importi nga Maqedonia është bërë tetë ditë pas konfirmimit të dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.
Atë ditë nga ky shtet janë importuar 80 arkivole në vlerë rreth 3 mijë e 500 euro.
Importi i arkivoleve ka vazhduar edhe në prill. 30 të tilla në vlerë prej 1 mijë e 800 euro kanë hyrë nga Shqipëria më 3 prill.