Debutimi i Kosovës në garat e FIBA Europe Cup 3×3 nuk ka shkuar ashtu siç është pritur.
Kosova në këto gara u paraqit me Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator ishte Agon Fehmiu.
Në debutimin e Dardanëve kundër Sllovenisë, kosovarët ishin totalisht të dominuar, në secilin aspekt të lojës, që ndeshja të përfundonte me rezultatin 21:8, shkruan lajmi.net.
Problemet më të mëdha Kosova i kishte në pjesën e ngjyrosur nën kosh, ku dominohej totalisht nga ‘qendra’ sllovene, ku thuajse në secilën huqje, sllovenët kishin mundësinë e dytë.
Më të dalluarit tek Kosova ishin Hajdari dhe Mehmeti, kurse snajperisti Berisha nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Kurse, tek Sllovenia, ishte Srebovt ai që shkaktoi telashet më të mëdha me lojën e tij në ‘Post Up’.
Kosova luan edhe një ndeshje, kundër Andorrës, me fillim nga ora 10:15.