Si popull shakagji e me shije te holle per humor, lajmin per “shtyrje” te liberalizimit te vizave potencialisht deri ne 2020 e morrem sa me hidherim aq me batuta. Tash, duke lene humorin anash, te rikthehemi vec pak ne retrospektive lidhur me liberalizimin.
E verteta eshte se Kosova formalisht ka plotesuar kushtet per liberalizim, sipas Komisionit Evropian. Pra, tanime vendimi nuk po mirret per shkaqe te brendshme ne BE: hezitimi i nje numri te konsiderueshem te shteteve anetare, perfshi ketu shtetet qe historikisht na kane perkrahur; hyrja ne fazen finale te negociatave per Brexit; zgjedhjet e reja per parlamentin evropian etj etj. BE tash e sa kohe nuk ka nje qasje te duhur me Ballkanin, e sidomos jo me Kosoven. Ligjerisht e politikisht, Kosova trajtohet ndryshe nga institucione te ndryshme te BE-se, mos te flasim per shtetet vec e vec. Pese nuk na njohin fare.
Gjithcka qe lidhet me BE-ne per momentin eshte keq. Dialogu me Serbine as per se afermi ne rrugen e duhur, MSA nuk po zbatohet, ERA e papermbushur, EULEX-i me dyshime te medha ne rezultatet e punes, tash se fundmi edhe konfirmimi per mos-liberalizim. Kjo situate eshte shume e mire vetem per t’i testuar teorite e integrimit evropian dhe mardhenieve nderkombetare nga ana e politologeve, asgje me teper.
Keto situata i kane perjetuar edhe 10 shtetet e Evropes Qendrore e Lindore, gjate viteve 1995 – 2002, derisa jane anetarsuar perfundimisht ne vitin 2004. Te Kosova, rasti eshte edhe me i koklavitur.
Pra, BE nuk mund te amnistohet per asnje sekond per qasjen jo-koherente dhe paditurine se cka te beje me Kosoven dhe me pak se 2 milion banoret e saj.
Por, nje pjese e rendesishme e fajit u takon edhe institucioneve tona, qe nga viti 2009 e deri me tani. Ceshtja e liberalizimit te vizave cdohere eshte perdorur si karrem elektoral, e rralle eshte punuar per se verteti per te. Nese do te plotesoheshin kushtet per liberalizim ne vitin 2015, situata ne BE ka qene krejt tjeter sa i perket vendimmarrjes potenciale per viza. Ende nuk pati filluar eksodi i azil-kerkuesve kosovar. Demarkacioni sa pati filluar te behej “viral” si teme. Rastet kunder korrupsionit mund te luftohen cdohere. Mirepo, pa vullnet politik e pa vetedije te plote se ne cfare procesi jemi, permbushja e kushteve formale u zhagit e u zhagit e u zhagit, aq sa kur u permbushen keto kushte vete BE-ja u be lluge.
Politika kosovare dha data, afate per liberalizim. BE-ja jo. Qasja joserioize ndaj procesit integrues ne BE shihet edhe me faktin se ne fillim te ketij viti thuhej se Kosova do te aplikonte per statusin e kandidatit per BE – pa qene kerkund ne proces.
Tani jemi pa liberalizim, mbrapa ne proces, e mbi te gjitha me situate shume te tensionuar ne raport me BE-ne. BE e shtetet anetare duhet te binden qe Kosova mund te jete partnere, e jo problem per te tjeret. Kerrkush nuk po do ta fus nje therre ne kemben e shendoshe, sepse e kane provuar se si eshte ndjesia. Nese duam te na marrin seriozisht, duhet ta marrim seriozisht veten. Duhet ta perforcojme shtetin e shtetesine brenda, para se te shohim jashte.
Deri ne 2020, mundemi me punu per veten, per shtetin e perbashket qe vazhdimisht e kerkojme, e pak punojme per te sic duhet.