Kosova dhe Izraeli sot në Jerusalem kanë nënshkruar tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve. Nënshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë. Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.