Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Jordanisë është në prag, duke përfshirë sektorët e mbrojtjes, ekonomisë dhe diplomacisë.
Kjo deklaratë erdhi pas takimit të saj me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, në kuadër të një takimi në Aqaba, Sofje, ku të dy liderët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Osmani theksoi se këto marrëveshje do të finalizohen shumë shpejt, duke hapur rrugën për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti. ”, ka shkruar Osmani.