Kosova dhe Jordania do të jenë bashkë në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 13:45 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës,  Skender Hyseni, priti në takim, shkëlqesinë e tij, Salameh Hammad, ministër i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë.

Me këtë rast ministri Hyseni i uroi mirëseardhje në Kosovë, duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve.

Hyseni e njoftoi për progresin që është arritur në Kosovë, për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë në sundimin e rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.

Ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë, duke vlerësuar se në të ardhmen do të bëhen përpjekje në intensifikim e bashkëpunimit të dyja vendeve, sidomos në shkëmbimin e informatave sa i përket luftëtarëve të huaj.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë, Salameh Hammad, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e Mbretërisë së Jordanisë në ofrimin e bashkëpunimit në mes dy vende.

Ai tha se vendi tij do të vazhdojë të përkrah Republikën e Kosovës në nisma ndërkombëtare.

Dy ministrat shqyrtuan mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për bashkëpunim policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme