Kosova dhe loja jashtë fushës…

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 16:43 | Nga Driton Latifi

Sot luajmë kundër Izraelit, një kombëtare që na ka bërë të ndjehemi më mirë se në shtëpi në ndeshjen e parë në Tel-Aviv, një kombëtare që vjen nga shteti me politikë të gabuar ndaj një vendi tjetër, por e cila ndihmoi shumë Kosovën gjatë luftës së vitit 1999…

Prandaj, çdo sjellje tjetër ndaj tyre është poshtërsi, sepse ata janë vetëm futbollistë që nuk përfaqësojnë politikë as akte lufte.

Lojtarët tanë që nuk erdhën, mos harroni ndeshja është jashtë datave zyrtare. Po mund t’i merrnim me “forcë” se ndoshta edhe mund të vinin, por do t’i bënim dëme atyre dhe ata na duhen çdo ditë të fortë për një javë te fuqishme me Kosovën kur duhet te jene te gatshëm dhe do te ketë shumë shanse tjera te maten per atdhedashuri, si kanë dhënë dëshmi edhe në të kaluarën…

Duket se po e harroni vleren e Rrahmanit e Zhegroves qe flisni keshtu.

Në këtë kontekst me pelqeu edhe vendimi i Federates, nese nuk vini prej ndeshjes se parë, me mire mos ejani fare, sepse lojtaret i duhen ekipit per çdo ndeshje dhe jo me qene selektivë, duke hedhur poshte mundin e te tjereve qe kanë pranuar sakrificën…

Ne nje situate sikur kjo e lojes jashte fushes, eshte mire te koncentrohemi ne loje pa presion dhe per fitore, sepse mjaftueshem do te luajme me kundershtar sfidues e me mungesa lojtaresh.

Sonte duhet te fitojme dhe nuk do te jete aspak e lehte.

Forca Kosova 🇽🇰

Të ngjashme