Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

| 09 Sht 2022 | 11:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për medie pas nënshkrimit të Memorandumit, ministri Mehaj, tha se kanë kërkuar nga Mali i Zi përkrahje për anëtarësim në organizata të ndryshme, e në veçanti në NATO.

“Takimi ka qenë i frytshëm, e kemi konfirmuar bashkëpunimin ndërmjet Nënshkrimi i marrëveshjes, ngrit bashkëpunimin në fusha të ndryshme ushtarake. Ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtës, sigurisë dhe stabilitetit ndërmjet dyja vendeve. Bashkëpunimi do të shtrihet në shtrirjen e  kapaciteteve reciproke dhe në raste emergjente do të ketë bashkëpunim reciprok”, tha Mehaj.

“Mali i Zi si shtet mik i joni, na mbështet në orientimin në anëtarësim në NATO. Mali i Zi na ka ofruar mbështetje në realizimin prioriteteve tona, siç është anëtarësimi në shumë organizata të ndryshme. Paqja e siguria rajonale është jetike sidomos për shtetet e rajonit”, tha Mehaj.


Të ngjashme