Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi kanë organizuar Forumin Ekonomik Kosovë – Mali i Zi.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Malit të Zi duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera në vend, raporton Ekonomia Online.
“Këmbimi tregtar, lëvizja e qytetarëve, investimet në infrastrukturë dhe turizmi janë është aktivitet që i karakterizon raportet me Malin e Zi. Me Odën Ekonomike të Malit të Zi kemi një bashkëpunim që duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera”.
“Bashkëpunimi ekonomik me Malin e Zi nuk duhet të shikohet si bashkëpunim konkurrues, por së bashku duhet të gjejmë forma të bashkëpunimit që ekonominë tonë ta shtrihen edhe në vendet tjera. Sa i përket këmbimit tregtar bilanci është pozitiv dhe duhet të punohet që këta indikator për përmirësim”.
Ai tha se marrëveshja që nënshkruhet sot mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Malit të Zi do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e dy vendeve.
“Sot nënshkruhet një marrëveshje me ministrinë e Infrastrukturës mes Kosovës dhe Malin e Zi për eliminimin e barrierave kufitare që ndikon pozitivisht në ekonominë e dy vendeve. Raportet e mira politike të shndërrohen në favore të mira ekonomike”.
Ivan Saveljiç, kryetar i Odës Ekonomike në Malin e Zi tha se është me rëndësi që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë sidomos në energjie turizëm.
“Duhet t’i identifikojmë sfidat dhe të gjejmë zgjidhje që t’i tejkalojmë. Shtetet tona janë të interesuara për fuqizimin e subjekteve ekonomike. Sot kemi pas rastin që në bisedën me Ministrin e Financave të dëgjojmë rrëfim të fuqishëm për Malin e Zi dhe Kosovën”.
“Ne vërtet nuk jemi konkurrent në rajon duhet të krijojmë lidhje që të përmirësojmë ekonominë. Kosova është partner ekonomik i rëndësishëm për Malin e Zi. Ne mund të bashkëpunojmë në energji, turizëm dhe të tregojmë që të dyja vendet jemi të gatshëm për bashkëpunim ekonomik”.
Gazmend Abrashi, koordinator Rajonal i Zyrës së kryeministrit, tha se lidhja ekonomike e dy vendeve është e rëndësi së veçantë.
“Unë e përkrahi marrëveshjen që do ta nënshkruajmë ditëve të ardhshme lidhur me policat e sigurimit. Numrat tregojnë që disponimi është i mirë për bashkëpunim”.
Branislav Todoroviç sekretar shtetërorë pran Ministrisë së Financave tha se të dy vendet janë të përkushtuara që heqin barrierat ekonomike, raporton EO.
“Ne kemi tregje të vogla dhe gjeografikisht jemi të drejtuar nga njeri-tjetri. Ne kemi pasur takim me ministrin e Financave dhe kemi shprehur gatishmërinë se duhet të heqim barrierat mes dy vendeve”.