Kosova dhe RCGP nënshkruajnë marrëveshje për akreditimin e Mjekësisë Familjare

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm (RCGP) i Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan sot marrëveshjen për vazhdimin e akreditimit të Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, dhe profesorja Kamila Hawthorne nga RCGP theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përmirësimin e cilësisë së kujdesit parësor dhe ndërkombëtarizimin e specializimeve mjekësore në vend.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë zbatimin e marrëveshjes, në përputhje me planifikimet buxhetore dhe kalimin e kompetencave nga programet mbështetëse ndërkombëtare.

Të ngjashme