Kosova dhe Serbia pajtohen në Uashington ta ndalojnë përdorimin e pajisjeve kineze 5G – Vuçiq mund të prishet me Kinën

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. E një ndër pikat e marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka të bëjë me pajtimin e palëve që ta ndalojnë përdorimin e internetit 5G.

Si rezultat i kësaj, Vuçiq mund të prishet me Kinën. Kjo për shkak se Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje paraprakisht me kompaninë kineze Huaëei në vitin 2017, që parashihte që Serbia të bashkëpunonte me Kinën në zhvillimin e internetit 5G.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga Serbia duke injoruar paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos ta bëjë këtë veprim.

Në një ndër pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi, thuhet se kjo e fundit refuzojnë të punojnë me internetin 5G në rrjetet e tyre të komunikimit.

“Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët do të angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në mënyrën e duhur”, thuhet në marrëveshje.

Të ngjashme