Ministri për Administratë Publike Mahir Yagcilar së bashku me ministren për Inovacion dhe Administratë Publike të Shqipërisë, Milena Harito kanë nënshkruar marrëveshjen për Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar më tre qershor të vitit të kaluar.
Sipas tyre ky plan përmban katër kompenente këshillin e ministrave për reformë, departamenti për menaxhimin e AP dhe grupeve punuese, instrumentet për bashkëpunim dhe agjencia e shoqërisë së informacionit, raporton Ekonomia Online.
Ministri Yagcilar tha se më këtë marrëveshje synohen një mori bashkëpunimesh për reformat në Administratë Publike.
“Koordinimi ndërshtetëror dhe institucional është i domosdoshëm për të dyja vende. Qeveria e Kosovës ka aprovuar një mori dokumentesh strategjike për ministrinë tonë dhe kjo e fundit mbetet e interesuar të ketë bashkëpunim edhe me OJQ”, tha ai.
Kurse, Mirena Harito theksoi se në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara vitin e kaluar kjo është marrëveshja e parë që po konkretizohet me një plan veprimi. Sipas saj ky lloj partneriteti tashmë ka dhënë frytet e para për partneritet.
“Reforma në Administratë për të dyja vendet është prioritet për anëtarësim në BE. Është e domosdoshme t’i qojmë reformat përpara. Shtetet tona kanë nevojë të forcohen dhe që të ndodhë kjo duhet të ketë administratë të mirë”, tha ajo.