Sot në Administratën Tatimore të Kosovës janë zyrtarizuar dy dokumente që i paraprin themelimit të Qendrës së Përbashkët të Trajnimeve, Kosovë -Shqipëri.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, “Mbi Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese” , të dyja palët ajo kosovare dhe ajo shqiptare kanë pasur takime për hartimin e dokumenteve dhe finalizimin e tyre.
Qëllimi i themelimit të kësaj qendre trajnuese është koordinimi i veprimtarisë së përbashkët trajnuese në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në drejtim të trajnimit të organeve fiskale të dy vendeve, në funksion të ngritjes së kapacitetit të tyre profesional dhe përshtatjes me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian, rritjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet ministrive të financave të të dyja vendeve si dhe përfitimin e ndërsjellët si rezultat i shkëmbimit të eksperiencave të dy administratave në këmbimin e trajnerëve, programeve të trajnimit dhe pjesëmarrësve në trajnim.
Të dy palët do të zhvillojnë takime të radhës me qëllim të finalizimit të planit strategjikë dhe operacional për veprimtarin e përbashkët trajnuese.