Kosova do të përfitoj nga pakoja e BE-së për investime

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Viti 2020 ishte shkatërrues për ekonominë globale si pasojë e pandemisë Covid19, me ndikim edhe më të thellë në vendet e vogla në zhvillim si Kosova. Deri më tani, borxhi publik në Kosovë ka arritur në 1.3 miliardë euro, sido qoftë, pjesa dërmuese e këtij borxhi është vendor. Banka Evropiane për Investim bashkëpunon ngushtë me institucionet e BE-së për të mbështetur rajonin e Ballkanit Perendimor.

Intervistë me Konstantinos Mastrogiannopoulos – Përfaqësues për Kosovë i Bankës Evropiane për Investim

Pyetja e parë për përfaqësuesin për Kosovë të Bankës Evropiane për Investim z. Mastrogiannopoulos është: A do të ofroj EIB mbështetje financiare për rajonin, përfshirë Kosovën, për të tejkaluar pasojat ekonomike dhe krizën shëndetsore?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “EIB ka miratuar një pako financiare në vlerë 1.7 miliardë euro në vitin 2020 për t’i ndihmuar rajonit në adresim të menjëhershëm të efekteve negative që ka shkaktuar pandemia Covid19. Kjo mbështetje ka ardhur në kuadër të programit financiar “Team Europe” për t’i ofruar rajonit mundësi të rimëkëmbjes socio- ekonomike, dhe kjo është bërë e ditur në Samitin BE-Ballkani Perendimor i mbajtur në Zagreb në maj 2020. Përgjatë vitit 2020, EIB Group ka ofruar 1 miliardë euro për sektorët më të afektuar siç janë kujdesi shëndetësorë si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”
“Paralelisht, ne kemi zgjeruar përpjekjet tona për të mbështetur vendet në modernizim të infrastrukturës vitale, posaçërisht transportin, ujërat e ndotura dhe teknologjinë digjitale. Si rezultat, EIB ka investuar 873 milionë euro në Ballkanin Perendimor në vitin 2020, duke rritur kështu financimin në rajon për 50% krahasuar me vitin 2019.”


“EIB në vitin 2020, i ka ofruar Kosovës* një kredi për investime në vlerë 11 milionë euro për të ndërtuar impiantin e ujërave të ndotura në Gjilan, i cili do të përmirësoj qasjen në ujëra për pijëshme dhe për shërbime sanitarie për mbi 90 mijë banorë. Ky investim vjen si pjesë e Iniciativës së EIB për Ekonomi të Qëndrueshme, e që synon të nxisë përparim social dhe ekonomik në këtë rajon. Për më tepër, Bordi i Drejtorëve të Bankës, në dhjetor vitit 2020 kanë aprovuar një kredi në vlerës 40 milionë euro për Qeverinë e Kosovës, për të mbështetur NVM- të të cilat janë goditur nga pandemia.”

Sektori privat në përgjithësi dhe IHD-të në veçanti janë prekur ndjeshëm nga Covid-19. A do të ofroj EIB kredi ose forma tjera të mbështetjes për t’iu ndihmuar sektorit privat në Kosovë për t’u rimëkëmbur?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “Covid-19 ka qenë veçanërisht i rëndë për NVM-të, të cilat përbëjnë 99% të të gjitha firmave dhe gjenerojnë 65% të totalit të të hyrave, dhe përbëjnë 73% të punësimit në sektorin e biznesit në Ballkanin Perendimor. Disa nga problemet me të cilat ata përballen janë mungesa e likuiditetit, çrregullimet në zinxhirin furnizues si dhe ulja e punësimit. Ofrimi i kontributit substancial nga NVM-të për ekonomitë e rajonit, si dhe ofrimi i mbështetjes për sektorin privat janë qenësorë për të trajtuar ndikimin e rëndë ekonomik dhe social të pandemisë. Pritet që të ketë ngadalësim të investimeve publike dhe private, gjerësa reduktimi i IHD-vë do të pengoj edhe më tej rritjen ekonomike në rajon.”

“In vitin 2020, Banka Evropiane për Investime veç ka filluar me ofrim të mbështetjes financiare për sektorin privat në rajon, për t’iu ndihmuar në adresim të kufizimeve në likuiditet dhe çështje të punësimit. Fal kredive të reja të EIB, bizneseve të vogla në rajon do iu mundësohet të kenë qasje në burime të reja financiare me kushte tejet të volitshme, me norma të ulëta të interesit dhe rritje të maturitetit. Përveç kësaj, Fondi Evropian për Investime, që është pjesë e EIB Group, ka zhbllokuar fondet e garancisë të cilat do t’u mundësojnë bankave lokale të kenë klientelë më të gjerë, përfshirë ata me risk të lartë të kredisë, siç kanë mikrokompanitë, startupet si dhe fermat e vogla rurale.”

“Në këtë kontekst, në dhjetor 2020, Bordi i Drejtorëve të EIB-së ka aprovuar kredinë në vlerë 40 milionë euro për Qeverinë e Kosovës për t’i mbështetur Ndërmarrjes e Vogla dhe të Mesme përmes Fondit Kosovar të Garancisë Kreditore (KCGF). Financimi nga EIB do t’i mundësoj (KCGF)që të zhbllokoj garancitë për bankat komerciale si dhe të mbështes likuiditetin dhe investimet e nevojshme në sektorin privat. Në tetor 2020, Komisioni Evropian konfirmoj se EIB do të jetë përgjegjëse në realizimin e paketës financiare të BE-së në vlerë 22 miliardë euro për Ballkanin Perendimor nga viti 2021 deri më 2027. Ku qëndron Kosova në këtë hartë, dhe cfarë lloj ndihme financiare do t’i ofrohet Kosovës?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “Komisioni Evropian ka miratuar Planin e ri Ekonomik dhe Investues (EIP) në tetor të vitit 2020, i cili përshkruan një strategji të re zhvillimore për Ballkanin Perendimor. Ky plan parasheh një pako për investime në vlerë 9 miliardë euro për finanacim në periudhën 2021-2027. Qëllimi është që të ketë konvergjencë me Bashkimin Evropian, së pari përmes investimeve si dhe mbështetjes së konkurrencës dhe rritjes gjithëpërfshirëse, lidhje të qëndrueshme, si dhe tranzicioni binjak në ekonomi të gjelbër dhe digjitale. Kapaciteti i investimeve pritet të rritet permes mobilizimit të Lehtësimit të Garancisë në Ballkanin Perendimor, me ambicie për të rritur investimet deri në 20 miliadë euro.

“Kosova do të përfitoj nga pakoja e BE-së për investime. EIP veç ka përfshirë Kosovën në serinë e parë të projekteve kryesore, dhe në këtë listë përfshihen disa projekte me prioritet që përfshijnë sektorin e transportit dhe të energjisë në Kosovë. Pakoja për investime do të jetë shtytës kryesor në rritje të investimeve publike dhe private në rajon dhe synon që të ofroj në mënyrë të përzier grante, kredi dhe garanci.”

“EIB, si Bankë e BE-së, do të punoj ngusht me Komisionin Evropian, vendet anëtare të BE-së, si dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombetare, për ta kthyer Planin Ekonomik Investues në projekte konkrete, duke filluar me prioritet kryesore. EIB është e gatshme për të ofruar ndihmë teknike dhe financiare në këtë obligim sfidues por vital, dhe ne jemi duke punuar me partnerët lokal për t’iu ndihmuar atyre që të përfitojnë nga fondet e disponueshme, si dhe t’i përgatisim projektet kryesore të përcaktuara me plan. çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës dhe hisedarët e tjerë, që të përfitojnë nga këto instrumente financiare?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “Për të përfituar nga Plani Ekonomik Investues-PEI dhe për të ofruar rritje të qëndrueshme ekonomike, Kosova dhe Ballkani Perendimor në përgjithësi duhet të adresojnë dhe zbatojnë reformat për të cilat janë zotuar në pajtim me Bashkimin Evropian gjatë dialogut ekonomik dhe financiar, në kuadër të Programit për Reformë Ekonomike. Politikat dhe reformat strukturale të përcaktuara si prioritete në këtë kontekst konfirmojnë nevojën për fuqizim të kapaciteteve administrative për planifikim, përzgjedhje dhe menaxhim të projekteve investuese. Përparimi në reformim të qeverisjes ekonomike është thelbësor, për të realizuar pritjet për investime të mëdha në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Në rrafshin e menaxhimit të investimeve, Kosovës dhe rajonit do iu duhen kapacitete të fuqishme për të identifikuar, prioritizuar, zhvilluar dhe menaxhuar infrastrukturën e orjentuar drejtë të ardhmes si dhe për projektet e tjera strategjike, gjithnjë në konsultim të plotë me publikun dhe hisedarët e tjerë. Fondet që ofrohen në kuadër të programit PEI do të jenë të qasshme për sektorin publik dhe ate privat. EIB Group është e gatshme të punoj me partnerët e saj në Kosovë për t’u siguruar që vendi të përfitoj sa më shumë që është e mundur nga ky plan. Për ta përmbyllur, banka do të ofroj mbështetje financiare dhe teknike për zbatim të këtij plani dhe do të ketë në dispozicion resurset për partnerët lokal.

Tani Kosova ka një qeveri të re, në format krejtësisht të ri, çfarë nënkupton kjo për bashkëpunimin ndërkombëtar, posaçërisht për nënshkrim të marrëveshjeve financiare?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për stabilitet politik, meqë ky është një parakusht për rritje ekonomike dhe për tërheqje të investimeve. Parlamenti së voni zgjodhi qeverinë e re dhe ky është një lajm i mirëseardhur, meqë institucionet qeveritare tani mund të fokusohen në detyrat e tyre. Për shkak të kontekstit politik të paqëndrueshëm gjatë viteve të fundit, dhe nevojës për t’iu përgjigjur pandemisë, ka pasur një përparim shumë të kufizuar në reformat evropiane dhe në përshpejtim të zbatimit të projekteve. Ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare është dashur të shtyhet, qartazi duke implikuar përparimin e projekteve. Edhe përkundër kësaj situate të vështirë, komuniteti ndërkombëtar ka qenë i vendosur të mbështesë autoritetet e Kosovës.”

“Projektet e EIB në Kosovë janë disa, dhe shumë prej tyre janë në fazë përgatitore të marrëveshjes financiare. Banka mbetet e gatshme për të punuar me qeverinë e re dhe të mbështesë planet e saj për rimëkëmbje ekonomike, në përputhje me prioritet dhe politikat e BE-së dhe me synimin për ta sjellur Kosovës sa më afër anëtarësimit në BE.”

EIB ofron financim dhe ekspertizë për projekte të duhura dhe të qëndrueshme në Kosovë. Që nga viti 2007, EIB ka financuar gjashtë projekte të përherëshme në vlerë 240 milionë euro. Cili ka qenë ndikimi ekonomik i këtyre investimeve?

Konstantinos Mastrogiannopoulos:Që nga viti 2007, banka ka përkrahur investimet në transport, mjedis, telekomunikacion dhe në NVM.Vlerësimi i ndikimit të investimeve tona është në thelbin e operacioneve tona dhe ne i kushtojmë vëmendje të madhe metodologjisë sonë për të matur ndikimin e investimeve tona.”

“Investimet tona në sektorin e transportit do të zgjerojnë lidhjet dhe përmirësojnë bashkëpunimin rajonal. Projekti i rrugës Kijevë-Zahaq do të shkurtoj për gjysmë kohën e udhëtimit mes Pejës dhe Prishtinës, në një rrugë e cila u shërben mbi 15 mijë veturave përgjatë ditës. Projekti hekurodhorë R10 që ndërlidh Maqedoninë Veriore me Serbinë përmes Prishtinës është pjesë e projektit Rrjeti i Transportit Trans-Evropian, i cili do të ndërlidh Ballkanin Perendimor me Bashkimin Evropian. Kjo linjë hekurodhore gjithashtu do të përmirësoj dukshëm transportin e udhëtarëve dhe mallrave si dhe do të ul emetimin e CO2 duke kontribuar në aksionin klimatik.

“Projekti në sektorin mjedisor do të sjell përfitime të prekshme në komunën e Gjilanit. Përmirësimi i infrastrukturës për trajtim të ujërave të ndotura dhe rritja e cilësisë së shërbimit do të siguroj që trajtimi i ujërave të ndotura në jetë në linjë me direktivat dhe standardet e BE-së”

“Në sektorin e telekomunikimit, shërbimet tona kanë mundësuar ofrim të shërbimeve më të mira të telekomit dhe kanë kontribuar në zgjerim të konsumatorëve në përdorim të telefonave mobil në Kosovë, ku depërtimi në treg është rritur nga 48% në 70%. Ky projekt ka rritur përhapjen e valëve për telefonat mobil, gjë e cila i ka munguar më parë tregut të Kosovës.”

“E fundit por jo më pak e rëndësishme, kreditë tona për bankat komperciale u kanë ndihmuar NVM-ve duke iu ofruar qasje më të favorshme në fonde sesa çfarë u ka ofruar tregu. Në këtë mënyrë, fondet tona u kanë ndihmuar NVM-ve në planin investues dhe rritje në punësim”.

Në mujit mars, Komisioni Evropian ka prezantuar vizionin e tij për “dekadën digjitale” evropiane, meqë BE synon që t’i prijë revulucionit të sotëm digjital. A do të vendosë EIB ekonominë digjitale në prioritetet e saj, derisa ofron mbështetje për rajonin, dhe ku është Kosova sot në rrugën e saj drejt digjitalizimit?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “Pandemia Covid-19 dhe ndikimi i saj në ekonomi dhe në shoqëri ka vënë në pah rolin thelbësor që kanë teknologjitë digjitale për njerëzit dhe

bizneset. Teknologjitë digjitale janë thelbësore për t’u rimëkëmbur nga kriza, dhe duhet siguruar që çdokush, çdokund, do të mund të përfitoj nga mundësitë digjitale. Siç e përmendët ju, Komisioni Evropian së fundmi ka prezantuar vizionin e tij për transformim digjital në Evropë deri në vitin 2030. Ky vizion ka në fokus përmirësimin e aftësive digjitale, arritjen e përformancës së lartë si dhe sigurimin e infrastrukturës digjitale të qëndrueshme, për të siguruar transformimin digjital të bizneseve dhe krijimin e mundësive për digjitalizim të shërbimeve publike.”

“Ekonomia digjitale veç është një prej qëllimeve të politikave publike të bankës tonë. Inovacioni, kapitali digjital dhe ai njerëzor janë pjesë e prioriteteve të EIB-së dhe janë në linjë me Agjendën Digjitale të BE-së. Në vitin 2020, EIB filloj të financoj infrastrukturën digjitale në rajon, dhe mendojmë që ta rrisim edhe më shumë mbështetjen në këso lloj investimesh. Kosova ka mbukueshmëri të kënaqëshme me internet, sido qoftë investimi në zhvillim të kapaciteteve njerëzore për ekonomi digjitale është i nevojshëm për të promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin, bashkë me përfshirjen dhe kohezionin social.”

“Deri më sot, EIB ka investuar 87 milionë euro në kapacitete të telekomunikimit në Kosovë. Ne kemi financuar shpërndarjen e rrjetit të dytë mobil në Kosovë, duke përmirësuar qasjen dhe cilësinë në shërbime. Për më tepër, ne kemi miratuar një grant për asistencë teknike përmes Kornizës për Investime në Ballkanin Perendimor, për të përgatitur një studim që vlerëson nevojat për investime digjitale në edukim. Ky studim pritet të filloj në pjesën e dytë të vitit 2021.”

KIE ka në përgjegjësi mbrojtjen e interesave të bizneseve të BE-së në Kosovë. Si do të vlerësonit përformancën e saj të deri tanishme?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: “EIB mirëpret iniciativat që ndihmojnë në hapje të dialogut për çështje të rëndësishme dhe ndërtim të bashkëpunimit multilateral që mund të shpie drejt zgjidhjes së problemeve. KIE është duke kontribuar në mënyrë të dukshme në zhvillim të ekonomisë lokale duke ndarë përvojat ndërkombëtare me ato lokale për të përmirësuar kushtet për investime të reja dhe për të rritur konkurrencën dhe stabilitetin në tregun lokal. Puna e saj për të informuar publikun dhe hisedarët e tjerë mbi ambientin biznesorë dhe pengesat potenciale me të cilat përballen investitorët e huaj, është tejet e rëndësishme në përmirësim të kushtevë për ekonominë e Kosovës.”

Për fund, cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë, dhe a keni edhe ndonjë gjë për të shtuar?

Konstantinos Mastrogiannopoulos: Së pari, ju falëmnderit për ftesën. Do doja t’iu inkurajoj që të vazhdoni me punën që bëni dhe shpresoj që do ta bëni Kosovën vend atraktiv për të investuar. Dua të shtoj që EIB, si bankë e BE-së mbetet e gatshme për t’u ndihmuar klientëve në sektorin publik dhe privat në zbatim të projekteve të shëndetshme, të cilat janë në përputhje me prioritetet dhe politikat e BE-së. Transformimi i gjelbër i tregut është çështje bosht për aktivitetet e Bankës tonë. Në këtë kuptim, në 2020 EIB Group ka miratuar Udhërrëfyesin Klimatik të Bankës, me të cilin banka zotohet të ofroj mbështetje deri në 1 trilionë euro për investime në veprime ndaj klimës dhe mbrojtje të mjedisit deri në vitin 2030, dhe ka vendosur që të përshtat aktivitetet e saj financiare me Marrëveshjen e Parisit, duke ndarë kësi soji 50% financimit vjetor për investime të gjelbra deri në vitin 2025. Angazhimet e reja gjithashtu synojnë që të mos lënë askend mbrapa, duke mbështetur një “tranzicion të drejtë” për komunitetet dhe rajonet që do të preken nga kalimi në ekonomi me karbon të ulët dhe ato vende që janë më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe kanë më pak mundësi për t’iu adaptuar asaj. EIB, si institucioni më i madh financues në botë, mbetet e përkushtuar të punoj ngusht me të gjithë hisedarët për përfitime të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perendimor.”

*Ky deklarim është pa paragjykim ndaj pozicioneve mbi statusin e Kosovës dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Intervisten e realizoj dhe përktheu: Majlinda Aliu

Të ngjashme