Kosova do t’i vazhdojë përgatitjet sot në Hajvali

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet e shtatorit.

“Dardanët” u grumbulluan dje fill pas konferencës për shtyp që e mbajti selektori Franco Foda.

Ekipi s’ishte i kompletuar për shkak të angazhimeve që i patën disa lojtarë të dielën me ekipet përkatëse, ndërsa sot trajneri gjerman pritet t’i ketë krejt lojtarët në organikën e tij.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të verdhekaltërve, të cilët do të stërvitin në kampin nacional në Hajvali duke filluar nga ora 11:00.

Kosova po bëhet gati për ta nisur një eksperiencë të re në Ligën e Kombeve, ku synon të jetë e suksesshme dhe ta fitojë grupin.

“Dardanët” do të luajnë të premten me Rumaninë, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më pas, respektivisht të hënën që vjen, Vedat Muriqi me shokë do ta vizitojnë Qipron.

Kombëtarja është e kompletuar për këto ndeshje dhe lojtarët e saj ka shumë kohë që nuk kanë qenë më në formë.

Të ngjashme