Kosova duhet t’i përmbushë pritshmëritë e SHBA-së për procesin e dialogut

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi, i ka bërë thirrje lidershipit të Kosovës që ta dëgjojë porosinë e Amerikës për dialogun.

Ai ka thënë se partitë politike duhet ta kuptojnë qartë letrën e presidentit Trump dhe t’i përmbushin pritshmëritë e SHBA-së për këtë proces.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Ibrahimi ka deklaruar se marrëveshja Kosovë – Serbi do të garantohet nga SHBA-ja dhe BE-ja, prandaj nuk duhet të humbet ky shans.

Ai ka theksuar se partitë duhet t’i lënë anash interesat dhe inatet personale për të ndërtuar një zë unik për dialogun siç po kërkon SHBA-ja.

Ibrahimi ka vlerësuar se LDK-ja si partia më e madhe opozitare dhe si partia që ka kontribuar në çdo proces nuk duhet të rrijë anash dialogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme