Kombëtarja e Kosovës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Qipros, pas një depërtimi individual nga Edon Zhegrova në minutën e 76-të.
Kosova ka realizuar golin e dytë të ndeshjes ndaj Qipros përmes sulmuesit të ekipit Lille, Edon Zhegrova.
Ai pas një sllallomi që bëri në mbrojtjen e Qipros shënoi një super gol, duke “vulosur” fitoren ndaj qipriotëve.
Në minutën e 65-të, Kosova kaloi në avantazh me një gol të bukur nga Valon Berisha, i cili nga distanca e mposhti portierin kundërshtar.
Derisa në pjesën e parë pamë një Kosovë të plogësht dhe pa ide si të arrihet te goli, në pjesën e dytë “dardanët” e dominuan lojën dhe patën dhe disa raste të pastra shënimi.
Kosova pas këtij dueli do të luajë edhe dy ndeshje në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor) dhe në fund është mysafire e Greqisë (më 12 qershor).