Kosova e dyta në Evropë për nga varfëria, qytetarët me mendime të ndryshme

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 15:52 | Nga Gresë Aliu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Portali gjerman “Derwesten”, ka publikuar të dhëna që e rendisin Kosovën si vendi i dytë më i vafrër në Evropë për vitin 2023, para Ukrainës, e cila është renditur e fundit.

Në lidhje me këtë qytetarët e Prishtinës të intervistuar nga Ekonomia Online, kanë mbajtur shprehur mendime të ndryshme.

Hysen Hasani, është shprehur se të ardhurat në Kosovë janë të vogla në krahasim me pagat dhe çmimet.

“Nuk jetohet, veç fati na ka qellu s’kem çka me bë”, është shprehur ai.

Izet Zhuja mendon që gjendja në Kosovë nuk është e keqe për ata që dëshirojnë të punojnë.

“Kush do me punuar mundet me jetuar normalisht, edhe në Kosovë ka punë”, tha Izet Zhuja.

Ndërkaq, Hajdar Pasha beson që këto statistika po e përshfaqin keq Kosovën, sepse ka ende elemente pozitive.

“Po jetohet mirë njerëzit nëpër restorante e pushime, po ndihmohen ndër vete, familja është hala e fort te na”, ka thënë Pasha.

Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.

Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori

Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.

Vendi i 7-të: Bosnjë dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.

Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë. Sektorët më të rëndësishëm ekonomikë në Gjeorgji janë turizmi në Detin e Zi, kultivimi dhe eksporti i agrumeve, rrushit dhe çajit, si dhe minierat e manganit dhe bakrit.

Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.

Vendi i katërt: Shqipëria. Produkti i brendshëm bruto i këtij vendi është 6,457,22 dollarë për kokë banori. Në disa fusha – si turizmi apo inflacioni – Shqipëria ka qenë e suksesshme, por është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë. Banorët e Moldavisë jetojnë kryesisht nga bujqësia. Klima e Moldavisë favorizon veçanërisht rritjen e frutave

Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova. Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina.


Të ngjashme