Kosova e fundit: Sa është paga minimale në vendet e rajonit?

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Më 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për Pagën Minimale në Kosovë. Nga kjo datë e tutje, Kosova ka pagën minimale me shumë 264 euro në muaj, nga 130 e 170 që kishte më parë. Në anën tjetër, Kosova qëndron me pagën më të ulët në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet e Bashkimit Evropian. Sa është paga minimale në shtetet e tjera?

Në Kosovë tashmë është zyrtarizur Ligji për Pagën Minimale. Ky ligj parasheh që paga minimale të jetë 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Por më parë, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Por sa është paga minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Sipas të dhënave të Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.

Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.

Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.

Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.

Kosova qëndron krejt në fund tashmë me pagë 264 euro.

Sa është paga minimale në BE?

Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.

Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.

Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.

Nga të dhënat e një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, të publikuar në vitin 2022, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.

Pavarëisht kësaj, caktimi i pagës minimale me shumën 264 euro në muaj, ishte kritikuar jashtëzakonisht shumë nga opozitarët dhe njohës të fushë.

Në ndërkohë, të martën në Kosovë është diskutuar edhe për ndryshimin e shkallës tatimore pas zyrtarizimit të pagës minimale.

Me ndryshimin e pagës minimale, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) do të ndryshojë edhe shkallën tatimore të pagës.

Sipas këtyre ndryshimeve, parashihet lirimi nga tatimi në pagë deri në shumën 250 euro. Në të kaluarën tatimi në pagë ishte prej shumës 80 euro.

Ndërsa, pagat prej 251 euro deri në 450 euro, sipas ATK-së, tatimi në pagë do të jetë 8 për qind për pagat prej 251 euro deri në 450 euro. Ndërkaq, sipas ATK-së, për pagat mbi 450 euro do të jetë 10 për qind.

Nga kjo rritjet një pjesë e qytetarët pritet që të kenë pagë më të lartë për 6 euro e 80 centë.

Të ngjashme