Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadoren kroate, Danijela Barishiq.
Gjatë takimit, Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.
Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi snë rrafshin e avansimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta