Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku kanë nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshja ka të bërë më bashkëpunim të ndërsjellë në çështjet civile të të dyja e vendeve.
Ajo ka njoftuar poashtu se të njëjtën marrëveshje do ta nënshkruajnë edhe me shtetin shqiptar.
“Qëllimi i kësaj vizite është nënshkrimi i marrëveshjes për çështjet civile ndërmjet dy vendeve. Ne si shtet jemi të interesuar që t’i fuqizojmë raportet tona me vendet e rajonit. Ky është nënshkrimi i parë dhe njësoj do të vijojmë me Shqipërinë”.
Tutje Haxhiu ka thënë se marrëveshja është përpiluar nga ekspertët më të mirë vendor, francez e gjerman.
“Të mirat që do t’u shërbejnë qytetarëve është ndihma në fushën civile në mes dy vendeve. Kjo marrëveshje ka të bëjë më marrëdhëniet e punës. Fuqia juridike të dokumenteve para autoriteteve të të dyja palëve”.
“Marrëveshja është bërë nga ekspert vendor dhe ekspert francez e gjerman që do t’u shërbejë qytetarëve,” është shprehur ajo.
Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq tha se përmes kësaj marrëveshje do të lehtësohet jeta e qytetarëve të të dyja shteteve, raporton EO.
“Kënaqësi që edhe në kushte pandemie ne vazhdojmë marrëdhëniet bilaterale. Ura më e mirë mes dy shteteve janë njerëzit që qarkullojnë çdo ditë. Ne kemi detyrë që tu lehtësojmë jetën qytetarëve tanë, të përmirësojmë trafikun ligjor”, është shprehur ai.
Më tej Mariçiq ka thënë se uron që njohja e akteve të gjykatave të njëra tjetrës, tu shërbejë qytetarëve.
“Kjo marrëveshje për ndihmë të ndërsjelle të çështjeve civile ka zbatim të përditshëm më marrëdhënie të pronave e të trashëgimisë. Shpresoj që ulja e kostove dhe e procedurave dhe njohja e ndërsjellët e aktiteteve të gjykatave tona të shërbejë për qytetarët”.
“Bashkëpunimi do të vazhdojnë”, ka përfunduar ai.