Kosova e Maqedonia merren vesh për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 12:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot në Prishtinë protokollin për hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, që do ta lidhë Anamoravën me Maqedoninë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës pasi është nënshkruar një marrëveshje është hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, tha Demaj, për gazetarët, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi, e vlerësoi këtë marrëveshje si diçka historike.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toqi.

 

 

Të ngjashme