Kosova e ka nisur me fitore eksperiencën në Kampionatin Botëror të karatesë për seniorë në të dyja konkurrencat.
Meshkujt e mposhtën nënkampionen evropiane, Belgjika, duke e regjistruar një rezultat të mahnitshëm në Budapest të Hungarisë shkruan “Gazeta Express”.
Kosova fitoi me rezultat 3:1 në një përballje mjaft të vështirë, ndërsa garuesit e saj e treguan një përkushtim të madh për të arritur rezultate pozitive në këtë garë prestigjioze.
Nesër, Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Jordaninë, një tjetër ekip mjaft i fortë.
Ndërkohë, sot fitores iu gëzua edhe ekipi i femrave të Kosovës në Botëror, i cili e mundi Anglinë me rezultat të pastër, 2:0.
Nesër, karateistet e Kosovës do të përballen me Japoninë.
Në këtë garë, vendin tonë po e përfaqësojnë karateistet: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gervalla dhe Hatigje Zejnullahu.