Ky është problemi më i madh i ekonomisë kosovare. Humbjet që po na rrjedhin jashtë secilin vit dhe që janë përshkallëzuar vitet e fundit nga politikat e gabuara ekonomike të majta.
Shpërndajë lëmosha 10-20 euro e humbjet kanë kaluar 5 miliardë në vit. Nga viti 2020 kemi mbi 16 miliardë humbje deri më tani, ndërtsa edhe më këtë vit, 2024, do të kalojë vlerën 20 miliardë (vetëm për një mandat qeverisës!!)
Kjo vlerë është e barabardë me 7 vite buxhet publik total të vendit. Secilin vit, ekonomia e Kosovës humbë më shumë miliarda sesa që ka buxhet publik shteti i Kosovës. Pse ndodhë kjo? Se politikat publike nuk ju ndihmojnë bizneseve.
Nëse alokohen 1 miliardë për biznese ne vit publike, ato me bashkëpjesëmarrje private mund të kapin vlerën 3-4 miliardë të investimeve dhe mund të ulin 20% në vit importin dhe deficitin, të forcojnë bizneset dhe sektorin privat.
Por qeveria dëshiron vendime elektorale dhe populiste dhe shpërndanë lëmosha 10-20 euro dhe përfundojmë me mbi 20 miliardë euro humbje për një mandat.
Kjo qenka kogja njëfarë ekonomie e “fortë” social-demokrate në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve.