Kosova fiton pa lojë, Serbia nuk u paraqit

Prishtinë | 21 Jan 2024 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kosova U18 (djemtë) e ka fituar ndeshjen në tavolinë ndaj Serbisë U18, pasi kundërshtari nuk u paraqit, në ndeshjen e vlefshme për plasman në pozitën e 5-të në CEV U18 kualifikimet për EuroVolley.

Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”. 

“Duke e pasë parasysh çasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, FVK e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim”, shkruan në komunikatën zyrtare.

FVK thuhet se më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në arenën sportive, sesa rezultateve të vendosura “në tavolinë”. 

“Kombëtarja jonë u paraqit në fushë, tregoi pjekuri për lakmi dhe nivel të lartë të profesionalizmit. Djemve tanë iu mohua gara kompetitive, meqë kundërshtari nuk u shfaq në teren. Sporti duhet të krijojë ura bashkimi, e Serbia në këtë rast ka dëshmuar përmes veprimeve të kësaj natyre, se akoma nuk e ka këtë vullnet e gadishmëri”, shkrun mes tjerash.

Të ngjashme