Kosova, ka arritur të fitoi 7 medalje në turneun e xhudos, Koroshka Open që u zhvillua gjatë fundjavës në Dravogard të Sllovenisë ku garuan në dy kategori senior dhe junior.
Dy nga medaljet e fituara ishin të artë, të cilat i fituan Shpati Zekaj për senior në kategorinë (+100) kurse kampion të juniorët doli Anes Veseli (-90kg).
Ky i fundit arriti medalje edhe për senior, pasi doli i treti dhe njëkohesisht ishte i vetmi garues që arriti dy medalje.
Ndërkohë xhudistët kosovarë fituan edhe 4 medalje të bronzta dhe një të argjendtë
Teksa garuesit tjerë që përfaqësuan Kosovën arritën këto rezultate:
JUNIOR:
Rios Kuka (-90kg) i bronztë
Dardan Cena (-66kg) vendi i pestë
Loris Sharapolli (-66kg) vendi i shtatë
Ermal Salihaj (-81kg) pa plasman
SENIOR:
Rios Kuka (-90kg) i argjendtë
Dardan Cena (-66kg) i bronztë
Arbër Kullashi (-81kg) i bronztë
Anes Veseli (-90kg) i bronztë
Loris Sharapolli (-66kg) vendi i pestë
Ermal Salihaj (-81kg) vendi i pestë
Teksa në total Kosova në këtë turne zuri vendin e 3-të në renditjen e përgjithshme.
Pas turneut do të mbahet 3 ditë kamp përgatitor.