Kosova furnizohet me rreth 5000 vaksina anti-Covid

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 19:14 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër virusit Covid-19 kanë arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë kontingjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohen gjatë fushatës së imunizimit, më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Pas ardhjes së vaksinave ka reaguar Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për medie, duke u shprehur të gëzuar për arritjen e sasisë së parë të 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, njofton ambasada e Austrisë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga e mërkura do të rifillojë vaksinimi i stafit shëndetësor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 95,000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”.

Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 më 29 mars, me 24,000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i mori falas nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga Covax-i, Kosova në total, pritet të marrë 100,800 doza.

https://vimeo.com/545114282
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme