Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim Matej Zakonjshek, Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit në Komisionin Evropian, raporton Ekonomia Online.
Abrashi pas takimit në një konferencë për medie tha se në takim kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që synim kanë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve.
Më tej ai ka shtuar se vendi është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, pra nga synohet financimi i projekteve për regjionin në përgjithësi.
“Kemi diskutuar çështje shumë me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani më ka katër prioritetet që lidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve, e para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, e dyta ka të bëjmë me ndihmë dhe përmirësimin që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore, e treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit”.
“Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që lidhen me këto pika ku synojmë të bëjmë një plan që i paraprinë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel ku do të diskutojmë për të gjitha. BE-ja përmes këtij mekanizmi do të bëjë të mundur realizimin e një numri të madh të projekteve për regjionin në mënyrë që të lehtësohet transporti i mallrave dhe qytetarëve”.
Përderisa Matej Zakonjshek, drejtori i sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit, tha se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik, raporton EO.
“Jam këtu në një momentum të ri për Ballkanin Perëndimor që e ka të qartë rrugën e integrimit evropian për të ecur përpara për të mirën e jetës së qytetarëve. Komisioni Evropian ka një plan të qartë për ndihmë në regjion. Transporti është kyç për zhvillimin e ekonomik të regjionit dh të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim”.
“Prandaj duhet të qojmë përpara agjendën e zhvillimit të transportit. Sot diskutua si të zhvillojmë dhe modernizojmë transportit në zhvillim ekonomik të Ballkanit, me projekte konkretet për qytetarët e Ballkanit”.