Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka deklaruar sot në Bukuresht pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq se është i gatshëm të përfshihet në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se zgjidhja përfundimtare nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se ai nuk mund ta imagjinojë një zgjidhje që nuk e pranojnë serbe. Për, këtë ka ofruar gatishmërinë e vendit të tij që gjatë pjesës së parë të vitit 2019, Bukureshti të marrë një rol në këtë çështje. Por, çfarë thonë në Prishtinë?
Por, gatishmëria e shtetit të Rumanisë, për t’u përfshirë në gjetjen e zgjidhjes për Kosovën, mirëpritet në Prishtinë, por së pari këtij i shteti i kërkohet njohja e pavarësisë, pasi rumunët janë njëra nga 5 shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Gazeta Express ka kontaktuar me Bekim Çollakun, shefin e kabinetit të presidenti të Kosovës Hashim Thaçit, i cili duke komentuar këtë ofertë, ka thënë se Rumania së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas Collakut, Bashkimi Europian është duke ndërmjetësuar bisedimet dhe se pala kosovare nuk është duke kërkuar që të zëvendësohet Brukseli.
“Bashkimi Evropian është dhe mbetet ndërmjetës/lehtësues zyrtar i procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës dhe nuk jemi duke kërkuar zëvendësim për rolin vendimtar të BE-se si ndërmjetësues në këtë proces” ka thënë Collaku për Gazetën Express.
Por, për të fituar kredibilitet, rumunët duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, ka thënë Çollaku.
“Kosova mirëpret ndihmën e çdo shteti demokratik për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rumania nuk paraqet përjashtim ne rast se qëllimet e saja janë kredibile. Por për te fituar kredibilitet në këtë qasje, nuk është aspak vone qe si hap te pare te krijimit te mirëbesimit reciprok, Rumania ta njeh pavarësinë Kosovës”, ka shtuar këshilltari i presidentit.
Iniciativën e presidentit të Rumanisë e ka mirëpritur Vuçiqi i cili ka thënë se presidenti rumun ka reputacion në botë dhe është kredibil edhe për faktin që Rumania s’e ka njohur pavarësinë.