Kosova humb Hajdarin për ndeshjet e nëntorit

Prishtinë | 14 Tet 2026 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, ka njoftuar klubi i tij, Hoffenheim.

Sipas njoftimit të klubit gjerman, Hajdari ka dëmtuar fascien plantare dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë, shkruan Indeksonline.

Kësisoj, mbrojtësi kosovar pritet t’i mungojë Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në muajin nëntor, nëse rikuperimi i tij nuk përfundon me kohë.

Mungesa e tij do të ishte një goditje për përzgjedhësin Franco Foda, në prag të sfidave të radhës me fanellën dardane.

Të ngjashme