Kosova i jep kah rrugëtimit në qershor

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Barazimi i Kosovës me Bullgarinë (1:1) i është përshtatur përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Çekisë. Në favor të Kosovës ka shkuar barazimi 1:1 i Bullgarisë me Malin e Zi e po ashtu humbjet nga Anglia të Çekisë (5:0) e Malit të Zi (5:1).

Kështu rezultatet e dy xhirove të para të Grupit A të eliminatoreve për “Euro 2020” kanë konfirmuar se Anglia qëndron dukshëm më lart se përfaqësueset e tjera, dhe se sipas të gjitha gjasave do të dalë e para në grup, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu kanë konfirmuar se katër përfaqësueset e tjera do të zhvillojnë garë të fortë mes tyre për pozitën e dytë, që dërgon në Evropianin e vitit të ardhshëm. /koha.net.

Në garën shumë të hapur mes Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Çekisë, me shumë peshë, ndoshta vendimtare, do të jenë dy xhirot e radhës që luhen në qershor. Në qershor Anglia është e lirë, kështu që do të ketë përballje direkte mes katër skuadrave që pretendojnë vendin e dytë në grup.

Të ngjashme