Përpara se politikanët në Kosovë të votojnë për lejimin e Danimarkës të shfrytëzojë me qira 300 vende në burgun e Gjilanit, duhet të zbatohet marrëveshja për mbështetjen daneze ndaj Kosovës.
Plani i qeverisë daneze për të zgjidhur mungesën e hapësirës nëpër burgjet e veta duke u ofruar vende në Kosovë kriminelëve të dënuar, është lënë në pritje derisa Kosova të merr mbi 6 milionë euro ndihmë daneze, shkruan www.altinget.dk, transmeton klankosova.
Në Kosovë, marrëveshja në lidhje me burgun nuk do të shqyrtohet dhe nuk do të miratohet në parlament derisa të negociohet dhe nënshkruhet marrëveshja për ndihmën milionëshe me Danimarkën.
Vetëm kur kjo të ndodhë, Danimarka mund të fillojë me rinovimin e burgut në Gjilan, në mënyrë që të jetë gati për të pritur kriminelët, për të cilët të dyja vendet kanë lidhur marrëveshje në dhjetor të vitit 2021.