Gjashtë gra ukrainase kanë filluar trajnimin e deminimit në Kosovë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në shtëpi.
Ky është grupi i parë i grave që trajnohen nga kompania private MAT Kosova. Instruktorët po u mësojnë atyre se si të asgjësojnë municionet e pashpërthyera.
Trajneri Artur Tigani e ka kujtuar luftën që ka ndodhur në Kosovë para 23 vjetëve, duke thënë se i kanë akoma të frekëta kujtimet.
“Jan ende të freskëta në kujtimet tona, vështirësitë që takuam kur filluam largimin e minave në Kosovë. Kështu që qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë dhe është si përvojë e dorës së parë”,ka thënë Tigani.
20-vjeçara nga Ukraina, Anastasiia Minchukova, ka thënë se është duke ëndërruar paqen dhe që të flejë rehat në shtratin e saj.
“Në Ukrainë ka një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë të bëjnë çmontimin e minave sepse lufta do të përfundojë së shpejti,” tha ajo.
“Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë. Unë mendoj se do të jemi të dobishme, absolutisht”,ka thënë Minchukova, shkruan AP.
Lufta në Ukrainë është duke u zhvilluar nga 24 shkurti i këtij viti, për dy muaj me radhë.